Celebrities Gossip Showbiz

Virale, truproja i Shakira-s shtyn në mënyrë agresive një fans të këngëtares!

Së fundmi ylli kolumbian Shakira është hasur më një situatë të sikletshmë pasi një fans është afruar dhe truproja e ka kapur me forcë. Sipas raporteve të marra nga emisioni i Amerikës Latine “Siéntese quien pueda”, një incidenti ka ndodhur në një hotel në Miami gjatë “Javës së Muzikës Latine”.

Konkretisht, teksa këngëtarja po dilte nga një intervistë, një fans tentoi t’i afrohej, mesa duket i emocionuar për mundësinë për t’u takuar dhe për të bërë foto me këngëtaren. Megjithatë, sipas pamjeve të siguruara nga emisioni, një roje sigurie ka ndërhyrë në mënyrë agresive dhe në vend që ta largonte me mirësjellje fansin, u shfaq duke sulmuar personin në fjalë, duke e kapur nga bluza dhe duke e shtyrë në mënyrë agresive. Këngëtarja kolumbiane u kritikua ashpër në rrjetet sociale, pasi shumë menduan se ajo duhej të kishte ndërhyrë për të ndihmuar fansin.

Ditët e fundit kanë dalë dëshmi të ndryshme duke dhënë detaje për sjelljen e Shakira-s në vendin e punës. Disa prej tyre nënvizojnë karakterin e saj krenar dhe mungesën e ndjeshmërisë me punëtorët e saj. E fundit është ajo e Jenni Garcia-s, balerinës që bashkëpunoi me këngëtaren kolumbiane, e cila është ankuar për sjelljen e yllit të muzikës pop në një intervistë për kanalin ‘La Saga’ në YouTube. Ndërkaq, Shakira, është akuzuar nga prokurorët spanjollë se nuk ka paguar 6.7 milionë euro tatim mbi të ardhurat e saj në vitin 2018, në akuzat e fundit fiskale të Spanjës kundër këngëtares kolumbiane.