Health & Beauty

Virale në TikTok, mëngjesi me speca dhe domate nxit shqetësim tek ekspertët e huaj!

Trendi më i fundit i ushqimit që ka përfshirë rrjetet sociale është mëngjesi ballkanik, falë një videoje të shpërndarë në TikTok nga përdoruesi @.dayi_. Mëngjesi i famshëm ballkanik përfshin një pjatë të mbushur me djathë, bukë dhe perime të papjekura me speca dhe domate. Përdoruesit e tjerë të TikTokut e përqafuan këtë trend, duke postuar video të tyre duke i shijuar perimet e papjekura ose turshitë, mish të pjekur dhe djathë.

Ky trend ka ngritur shqetësimin e ekspertëve të huaj shëndetësor, për të cilin ka raportuar edhe mediumi britanik, The Mirror. Jamie Maitland, një nutricioniste e certifikuar dhe themeluese e The Office Health theksoi problemet e mundshme të tretjes që lidhen me mëngjesin ballkanik të pasur me fibra. “Kam disa shqetësime në lidhje me ngrënien e fibrave që në mëngjes”-tha ajo.

@gafourakrz

This was the viral Balkan breakfast . . . . . . . #balkantiktok #balkanbreakfast #foodie #food #gafourakrz #viraltiktok

♬ original sound – Gafoura

Maitland paralajmëroi se megjithëse fibrat kanë përfitimet e saj, si ngopja dhe ndihmon tretjen, ato gjithashtu mund të sjellin fryrje ose shqetësim në stomak, veçanërisht për ata që nuk janë mësuar me dietat me fibra të larta.

Sigurisht, fibrat mund t’ju ndihmojnë të ndiheni të ngopur dhe të ndihmojnë tretjen, por gjithashtu mund të shkaktojë fryrje ose shqetësim në stomak, veçanërisht nëse nuk jeni mësuar me të. Kalimi nga ushqimi me fibrat e ulëta në ato të larta gjatë natës mund të jetë paksa e ashpër për stomakun tuaj. Perimet turshi mund të jenë një mënyrë e shkëlqyer për të futur perimet tuaja, për sa kohë që nuk ka sheqer të shtuar. Në përgjithësi, nuk do ta rekomandoja këtë si një opsion mëngjesi të pasur me lëndë ushqyese për asnjë nga klientët e mi. Fillimi i ditës me bukë të përpunuar mund të çojë deri te pikat e padëshiruara të insulinës, të dëmshme për pankreasin. Specat dhe kastravecat e papjekur përmbajnë lektina të cilat mund të dëmtojnë zorrët.