Së fundmi përdoruesit në rrjet janë shqetësuar për mirëqenien e një ariu polar i cili shfaqej me kokën e shtrirë në akull. Fotoja e realizuar në kopshtin zoologjik Sant Louis të SHBA-së ka shkaktuar shqetësime të mëdha pas publikimit të saj në X se kopshti nuk po siguron kushte të përshtatshme jetese për ariun. “Njerëzit janë të shqetësuar për kushtet e jetesës në kopshtin zoologjik Saint Louis pasi kjo foto e një ariu polar të shtrirë në akull filloi të bëhet virale. Një vizitor i kopshtit e bëri këtë foto dhe filloi të ngrejë shqetësime”,-shkruhet në mbishkrimin e postimit.
https://twitter.com/dom_lucre/status/1774889611849822426?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1774889611849822426%7Ctwgr%5E265fc62fdb37cff108eb636a856a53b3a2098f0d%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fpasi-perdoruesit-e-internetit-shqetesohen-per-mireqenien-e-ariut-polar-kopshti-zoologjik-sqaron-arsyen-pse-ai-eshte-shtrire-ne-akull%2F
Pasi fotografia filloi të qarkullonte kopshti iu drejtua drejtpërdrejt përdoruesve të internetit për t’i siguruar se aty shfaqet sjellja normale e një ariu polar. “Fotografia tregon një ari të shëndetshëm që pushon në një shtrat akulli në pozën e tij të preferuar të gjumit”,-tha Sant Louis.
Rikujtojmë se arinjtë në kopshtin zoologjik në kryeqytetin e Finlandës, Helsinki, u zgjuan pak më herët këtë vit nga gjumi i tyre dimëror dhe letargjia e tyre zgjati vetëm gjashtë javë këtë sezon. Dy arinj kafë nga kopshti zoologjik Korkeasari i Helsinkit, Sofia dhe këlyshi i saj Julia, hynë në letargji në tetor, u zgjuan herët në dhjetor dhe më pas fjetën për një javë tjetër në shkurt.
Kujdestarja e kopshtit zoologjik Susan Nurtila tha se nuk mund ta shpjegonte këtë ritëm të pazakontë të gjumit të arinjve. Arinjtë u zgjuan këtë muaj dhe u pritën me pajisje dhe ushqime të reja në rrethimin e tyre. Arinjtë në Korkeasari flinin jashtëzakonisht mirë dimrin e kaluar kur ishin në letargji për tre muaj.