Celebrities Gossip Lifestyle

VIP-at që punësuan njerëz për t’i ndihmuar ata me gjëra të pazakonta!

Të famshmit shpesh kanë orare shumë të ngarkuara, kështu që zakonisht ata punësojnë njerëz për t’i ndihmuar që të gatuajnë, pastrojnë dhe kujdesen për takimet e tyre. Por disa personazhe shkuan një hap më tej dhe vendosën t’u caktojnë atyre detyra më të pazakonta. Disa anëtarë të ekipit të tyre përmbushin role befasuese që shkojnë përtej përgjegjësive të zakonshme të një asistenti personal. Doni të dini çfarë?! Lexoni më poshtë:

1. Lady Gaga

Ish-asistentja e yllit të popit, Jennifer O’Neill kaloi shumë kohë pranë saj gjatë turneut aq sa këngëtarja dhe aktorja e njohur i kërkoi punonjëses së saj të flinte në të njëjtin shtrat me të për ta ngrohur.

2. Oprah Winfrey

Çdo grua e di se zgjedhja e reçipetave të përshtatshme dhe të rehatshme mund të jetë shumë e vështirë. Oprah Winfrey u has me këtë vështirësi dhe vendosi të punësojë një “eksperte reçipetash” e cili mund ta ndihmonte atë.

 

3. Justin Bieber

Ylli i popit thuhet se ka një ekip të madh asistentësh personalë. Disa prej tyre kanë përgjegjësi shumë të pazakonta dhe specifike. Sipas Bill Hader, kur Justin Bieber mbërriti për të filmuar një episod të SNL, një nga ndihmësit e tij po mbante një fetë pica për të dhe një tjetër po i mbante pijen.

 

4. Ariana Grande

Të performosh për orë të tëra në skenë mund të jetë rraskapitëse dhe kjo është arsyeja pse truprojat dhe asistentët personalë të Arianës ndonjëherë ndërhyjnë për ta mbajtur atë pas një shfaqjeje të lodhshme. Këndimi dhe kërcimi me taka të larta gjithashtu mund të bëhen të dhimbshme, kështu që ylli i popit ndonjëherë ka nevojë për ndihmë shtesë.

5.Russell Crowe

Shumë të famshëm punësojnë kuzhinierë personalë, por është shumë më pak e zakonshme të punësosh dikë që kujdeset vetëm për vogëlushin tënd. Russell Crowe punësonte dy kuzhinierë në të njëjtën kohë dhe njëri prej tyre kishte për detyrë vetëm të përgatiste vaktet e fëmijës së tij.

6.Mark Wahlberg

Mark Wahlberg në vend që të blinte një orë me zile, punësoi një person që duhet ta zgjojë në mëngjes kështu që aktori sigurohet të mos jetë vonë për takime dhe ngjarje të rëndësishme.

7.Gwyneth Paltrow

Aktorja ka një markë stili jetese dhe fitnesi, ndaj nuk është çudi që ajo të kërkojë këshillën e ekspertëve të shëndetit. Ajo ka një ekip shumë të madh të përbërë nga osteopatë, naturopatë, nutricionistë, terapistë masazhi dhe trajnerë personalë për ta mbajtur atë në formë.