Viktor Orban, kryeministri hungarez, ka zbardhur diskutimet në Samitin e Kominitetit Politik Europian.
Orban tha se ranë dakord që për t’i dhënë fund luftës së Rusisë me Ukrainën, nuk duhet të presin nga Amerika, por që Europa duhet të marrë më shumë përgjegjësi.
Ai gjithashtu zbuloi se takimi i radhës i Komunitetit Politik Europian do të zhvillohet në Tiranë.
Orban: Kemi gjetur terren të përbashkët duke thënë që duhet të reagojmë ndaj zgjedhjeve të SHBA. Ka ndryshime madhore për të cilët duhet të reagojmë, duam paqe sa më shpejt në Europë dhe Europa duhet të marrë më shumë përgjegjësi. Nuk mund të presim amerikanët të na mbrojmë. U ra dakord gjithashtu që Europa duhet të mbetet një aktor aktiv për negociatat për të ardhshme. Kjo do të përcaktojë negociatat për të ardhmen.
Normalisht ka një takim plenar në samite të tilla dhe seanca të veçanta pune. Ne marrim pjesë në punën e këtre takimeve pune dhe kemi patur një seancë për sigurinë ekonomike dhe një tjetra që është përqendruar te emigracioni.
Prej një kohe të gjatë shoh që çështja e migracionit është mjaft vendimtare për pikëpamje kundërshtuese dhe në fakt po trysnon sistemet tona. Të gjithë jemi të pakënaqur.
Konstatova sot se ka një pengesë ndaj qëllimit për të bërë ndryshime dhe këtë duhet ta trajtojmë. Ky quhet aktivizim. Për qeverisjen tona duhet të ketë vendime. Por vendimet tona kanë kundërshtime bga gjykata. Rezultatet për të bërë ndryshime, zërohen.
Unë nuk mendoj se do ta ndalim migracionin nëse nuk iu qasemi siç duhet vendimeve në fuqi. Siç ia thashë dhe Macron, duhet ta vazhdojmë platformën e nisur dy vite më parë. Ramë dakord që në Tiranë komuniteti do të mikëpritet nga Rama….