Bota

Viktima nga shpërthimi në një fabrikë të baterive në Korenë e Jugut!

Tragjedi në Seul. Të paktën 20 persona kanë humbur jetën, shtatë të tjerë u lënduan dhe gjashtë vetë rezultojnë të zhdukur si pasojë e një zjarri të rënë sot në një fabrikë për prodhimin e baterive në afërsi të kryeqytetit të Koresë së Jugut. Burime zyrtare thanë se ekipet e shpëtimit në fabrikën që gjendet në qytetin Hwaseong, në jug të Seulit, tërhoqën trupat e viktimave pas kërkimeve në zonë.

Më herët, një zjarrfikës i identifikuar si Kim Jin-young tha se shumica e të zhdukurve janë shtetas të huaj, mes tyre kinezë. Sipas tij, “një dëshmitar iu tha autoriteteve se zjarri nisi kur shpërthyen disa bateri teksa punëtorët po i vlerësonin dhe paketonin”.

Megjithatë, ai shtoi se do të kryhet një hetim për ta gjetur me saktësi shkakun e zjarrit. Kim shtoi edhe se ata që u gjetën të vdekur, me gjasë nuk ia dolën të iknin nga fabrika përmes shkallëve. Ai nënvizoi se zyrtarët do të kryejnë hetim për të mësuar nëse funksionoi apo jo sistemi për shuarjen e flakëve.

Në total mund të ishin 102 njerëz që po punonin në fabrikë para se të shpërthente zjarri. Presidenti koreano-jugor, Yoon Suk Yeol urdhëroi autoritetet që të mbledhin të gjithë personelin dhe pajisjet për të gjetur të mbijetuar, siç bëri të ditur zyra e tij.