Aktualitet

Vihet nën kontroll zjarri në Dropull, zjarrfikësit në luftë me flakët prej 20 orësh!

Zjarri mbi fshatin Haskovë në Dropull është vënë nën kontroll pas më shumë se 20 orë përpjekjesh të zjarrfikësve në këtë zonë.

Një shi lokal që zgjati për rreth 15 minuta ndihmoi situatën edhe përgjatë shtrirjes horizontale të brezit të zjarrit.

Zjarret në Dropull që kanë nisur rreth tri javë më parë kanë djegur sipërfaqe të jashtëzakonshme me kullotë, pyll pishe, bredhi, pemësh frutorë dhe zjarret që kanë zbritur në luginë kanë dëmtuar edhe kultura të drithërave dhe dhjetëra pemë dekorative.

Të kërcënuara janë pas çdo situate edhe një numër momumentesh kulture kryesisht kisha dhe manastrire mesjetare që gjenden në lartësitë rreth 500-600 m mbi fshatrat e Dropullit.