Aktualitet

Videoskandali seksual, Apeli i GJKKO-së rrit dënimin për Safet Gjicin!

Gjykata e Posaçme e Apelit prishi vendimin e shkallës së parë për Safet Gjicin, duke e dënuar përfundimisht me 4 vite e 6 muaj burg.  Tashmë, ish-kryetari i Bashkisë Kukësit dënohet me vendim të formës së prerë jo më për shpërdorim detyre, por për korrupsion pasiv.

Edhe për Alma Kaçin, protagoniste në videon seksuale u ndryshua vepra penale. Në Shkallën e Parë u dënua për prostitucion, por Apeli vendosi 1 vit e 6 muaj heqje lirie për akuzën e korrupsionit aktiv.

Që të dy përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar duke i zbritur 1/3-ën e dënimit, përkatësisht 3 vite burg për Gjicin e 12 muaj për Alma Kaçin. Asnjëri prej tyre nuk mori pjesë në proces, teksa ish-kryebashkiaku i Kukësit prej rreth dy muajsh ndodhet në spital.

Ata u arrestuan vitin e kaluar pasi filmimit në zyrën e bashkisë duke kryer akt seksual. Më pas, video u shpërnda në media dhe Gjici u shkarkua nga posti e më pas u prangos.

Para shpalljes së vendimit, ai kërkoi pafajësi, duke pretenduar se nuk ka shkelur asnjë ligj, ndërsa i kërkoi falje familjes dhe qytetarëve të Kukësit. Gjicit iu hoq e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 vitesh.