Aktualitet Lajmet e fundit

Videolajm/ Basha e grisi, Rama i mblodhi, Kryemadhi e hodhi në kuti. Ja çfarë ndodhi sot me fletët e votimit për kreun e Kuvendit.

Grupi i deputetëve demokratëve vendosën që të mos votojnë për emërimin e Lindita Nikollës në krye të Kuvendit, por të grisin fletët në publik dhe t’i hedhin ato jashtë kutisë.

Kjo që u paraqit si një shenjë proteste duket më shumë si një strategji për të mos rrjedhur votat. Një veprim të tillë e bëri edhe Lulzim Basha.

Por i menjëherëshëm ka qenë edhe reagimi i kryeministrit Edi Rama, i cili kur i ka ardhur radha e votimit, së pari ka nisur të pastrojë ambientin dhe të mbledhë fletat e votimit që ishin hedhur në tokë. Ai i futi ato me një qesë dhe më pas i mori me vete.

Kjo lëvizje e Ramës nuk është pritur mirë nga grupi i demokratëve, të cilët kanë kërkuar që materialet zgjedhore mos të preken, por të lihen në vendin që janë hedhur. Në diskutim e sipër, teksa pa reagimin e demokratëve, kryeministri Rama ia ka dërguar sërish materialet zgjedhore dhe të grisura Belind Këlliçit dhe është ulur sërish në vendin e tij.

Ndryshe nga demokratët që grisën fletën e votimit, aleatët e tyre kanë zgjedhur të veprojnë ndryshe. Vangjel Dule si dhe Monika Kryemadhi i kanë hedhur fletën e votimit në kuti.