Celebrities Gossip Showbiz

Videoja virale e Ilnisa Agollit me Terrin, ja sa lekë ka fituar gazetarja!

Top Arena është një emision i dedikuar kampionateve më të rëndësishme të futbollit, Kupa e Botës dhe Kampionati Europian i Futbollit. Që prej vitit 2006 Top Channel organizon në verë një emision të dedikuar këtyre eventeve të mëdha të futbollit. Edhe këtë vit gjatë muajve qershor-korrik çdo natë do jemi me TOP ARENA për të ndjekur nga afër Kampionatin Europian EURO 2024 që zhvillohet në Gjermani. Këtë edicion Europiani merr më shumë vlerë për pjesëmarrjen e Kombëtares shqiptare.

Mbrëmjen e djeshme ishte e ftuar në emisionin “Top Arena” gazetarja, Ida Nurçe. Moderatorja e njohur, Aleisa Bami, e ‘ngacmoi’ pak me pyetjet e saj dhe i rikujtoi videon e famshme të Ilnisa Agollit me qenin Terri. Teksa gazetarja po tentonte të përqafonte qenin, ky i fundit e sulmoi atë. Autorja e videos ebërë shumë virale në rrjet është pikërisht Nurçe, e cila tha se nuk ka fituar asnjë lekë pasi nuk e ka të monetizuar “Youtube”.

Alesia: Manush ti ndoshta nuk e di, por Ida është autorja e videos së Ilnisës me qenin Terry.

Manushi: Këtë nuk e dija, sa e kam kërkuar këtë autoren

Ida: Ja ku e ke

Alesia: Sa para ke fituar nga kjo video?

Ida: Asnjë lek

Alesia? Fare? Si ka mundësi, ajo u bë shumë virale

Ida: Është bërë shumë virale, e kam hedhur unë te “Youtube” im, por nuk e kam monetizuar. Kështu që nuk kam fituar asnjë lekë.