Rivalët politikë Joe Biden dhe Donald Trump u takuan në Shtëpinë e Bardhë, me presidentin në largim duke premtuar një tranzicion të qetë të pushtetit tek presidenti i zgjedhur. Takimi i tyre shënoi herën e parë që ata u takuan ballë për ballë që nga debati i nxehtë presidencial në qershor që çoi në tërheqjen e Bidenit nga gara. Bëhet e ditur se gjatë takimit të tyre në Shtëpinë e Bardhë, Biden e uroi Trump për mandatin e tij të dytë dhe e mirëpriti atë.
Ndërsa takimi ishte i tensionuar, një video virale e gjeneruar me Al i shndërroi rivalët politikë në dy shokë. Në videon e publikuar në rrjete sociale, dy presidentët janë portretizuar duke shijuar momente të këndshme së bashku. Klipi hapet me një skenë në Shtëpinë e Bardhë ku Biden shihet duke i thënë Trump: “Kjo punë nuk është argëtuese”. Trump përgjigjet: “Më ke munguar në garë”.
I asked AI to imagine the Trump Biden lunch at the White House today and it did not disappoint! pic.twitter.com/gNrJc0s7Hm
— Ari K (@arikuschnir) November 13, 2024
Ajo që vijon janë të dy presidentët duke u përfshirë në aktivitete të ndryshme. Ata vizitojnë një panair, hanë akullore së bashku, kalërojnë, madje shijojnë edhe gota vere, shëtitje dhe sërf. Videoja mbyllet me të dy në një tryezë, ku Biden shprehet me dëshpërim: “Ndoshta një ditë”. Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, po zgjedh anëtarët e ekipit të tij të politikës së jashtme bazuar në besnikërinë e tyre ndaj konceptit “Amerika e para” dhe aftësisë së tyre për t’i dhënë përparësi interesave kombëtare mbi pozicionet ideologjike.
Gazeta kishte thënë më parë se Trump po konsideronte senatorin nga Florida Marco Rubio për rolin e sekretarit të shtetit dhe kongresmenin Michael Waltz për postin e këshilltarit të sigurisë kombëtare. Të dy kanë shprehur pikëpamje të politikës së jashtme që mund të përshkruhen si neokonservatore në të kaluarën. Megjithatë, në vitet e fundit, Rubio dhe Waltz kanë ndryshuar qasjen e tyre për të qenë më në përputhje me lëvizjen “Amerika e para” të Trump, vuri në dukje gazeta, duke pretenduar se “Trump mund të përfundojë me një ekip të politikës së jashtme të përbërë nga besnik të thellë, por me rrënjët në qasjet e njohura republikane.”