Celebrities Gossip Showbiz

Videoja e reperit francez Maitre Gims me flamurin shqiptar bën xhiron e rrjetit!

Reperi francez Gandhi Alimasi Djuna i njohur me emrin e tij skenik Maître Gims, po bën xhiron e rrjetit me përshëndetjen që ka bërë për të gjithë shqiptarët duke kënduar këngën e tij me flamurin shqiptar në sfond dhe shqiponjën që e realizon me duar.

Video është bërë virale në Tik Tok duke marrë mijëra komente nga të cilët e quajnë reperin francez si një ‘shqiptar i vërtetë’. Gims ndër vite ka sjell hite në tregun muzikor botëror. Shpresojmë që kjo video të jetë një mesazh i këngëtarit për ndonjë koncert të afërt në vendin tonë.

@gims_off

♬ DYSTINCT x GIMS I SPIDER I – DYSTINCT