Shumë fansa e kanë dëgjuar së fundmi Lionel Messin të flasë anglisht për herë të parë pasi ai iu bashkua aktorëve të Hollivudit, Will Smith dhe Martin Lawrence, në promovimin e filmit të ardhshëm “Bad Boys”. Fituesi i ‘Topit të Artë’, i cili nënshkroi një kontratë shumë milionë dollarësh me skuadrën e MLS, Inter Miami verën e kaluar, është shfaqur në një sërë reklamash gjatë viteve.
Ai së fundmi bëri debutimin e tij komercial në ‘Super Bowl’, duke luajtur në një nga reklamat më të mëdha të vitit së bashku me yllin e “Ted Lasso”, Jason Sudeikis dhe ikonën e NFL, Dan Marino. Argjentinasi vendos t’u bëjë një vizitë aktorëve përpara datës së publikimit të filmit më 7 qershor 2024 dhe ofroi një moment që befasoi fansat. Mund të jetë një nga të paktët herë që Messi ka folur publikisht anglisht.
Pas fitores së Kupës së Botës, Messi është kthyer padyshim në një figurë tepër të dashur për Argjentinën. Por duket se adhurimi i argjentinasve për “pleshtin” shkon edhe më tej dhe kjo vërtetohet nga ideja më e fundit që ata kanë hedhur. Më konkretisht, bëhet fjalë për një propozim të Bankës Qëndrore të Argjentinës, për të vendosur fytyrën e Messit në kartëmonedhat e vendit.
Sipas gazetës financiare El Financiero, edhe pse gjithçka nisi fillimisht me shaka, banka ka zhvilluar një takim ku ka diskutuar mundësinë e këtij veprimi. Monedhat përkujtimore ishin futur në të kaluarën nga banka për të shënuar fitoren e parë të Argjentinës në Kupën e Botës në shtëpi në vitin 1978 dhe 50-vjetorin e vdekjes së Eva Peron, gruaja e ish-presidentit Juan Domingo Peron.