Botë e Çuditshme

Videoja e influencerit gjerman duke kërcyer në Taj Mahal bëhet virale!

TikTok-eri i njohur gjerman, Noel Robinson, ka argëtuar përdoruesit e rrjeteve sociale me aftësitë e tij të kërcimit. Videoja e publikuar së fundmi ku ai shfaqet duke kërcyer në Taj Mahal është bërë virale dhe ka marrë shumë vlerësime.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Noel Robinson (@noelgoescrazy)

Në klipin e publikuar ai shihet duke “përqafuar” kulturën indiane, me një këngë indiane dhe lëvizje që tërhoqën vëmendjen e shikuesve. “Ndihesha si princ”-thuhet në mbishkrimin e videos që ka grumbulluar miliona pëlqime dhe shikime. “Dukesh shumë bukur me atë fustan indian”-shkroi një përdorues. “Ai e vizitoi Indinë, tani është zyrtarisht një indian”-shkroi një tjetër.