Kylie Minogue dhe Lenny Kravitz u ribashkuan në Formula 1 Grand Prix në Singapor javën e kaluar, gjë që ndezi thashethemet për romancë. Sipas Daily Mail, thuhet se një romancë e re mund të krijohet mes çiftit pas ribashkimit të tyre në garat ekstravagante. Sipas New Idea, shkëndijat po fluturonin mes Kylie dhe Lenny, të cilët besohet se kishin shijuar një romancë të shkurtër në fillim të viteve ’90.
“Tani për tani, ata të dy janë beqarë, kështu që sigurisht që shkëndija po fluturonin në Singapor”-raportoi gazeta. Krahas kësaj, Kylie ka shpërndarë edhe një video në Instagram nga ngjarja, ku shihet duke vrapuar në krahët e këngëtarit amerikan. Në lidhje me këtë, Kylie shkroi: “Të dua, të dua, të dua @lennykravitz. Të dy këtu në @f1 Singapore… çfarë kohe!!”
View this post on Instagram
Si përgjigje, Lenny shkroi: “Të dua, të dua, të dua, Kylie”. Sipas publikimit, besohej se dyshja shijuan një romancë të shkurtër pasi Kylie u nda nga frontmeni i INXS, Michael Hutchence. Tani, Lenny i ka dhënë fund martesës së tij me Lisa Bonet dhe Kylie raportohet se është ndarë nga i fejuari i saj Paul Solomons pasi ata u përpoqën të bënin një lidhjeje në distancë të funksiononte.
Këngëtarja e “Spinning Around” dha një intervistë të fundit dhe foli për betejën e saj me kancerin e gjirit, por edhe për traumën që i ka lënë vite pas diagnozës. Duke folur për CBS News, këngëtarja foli për përvojën e saj, duke thënë:
Përvoja e diagnostikimit me kancer do të jetojë tek unë. Ishte e vështirë, por ishte gjithashtu e mahnitshme.
Ajo u diagnostikua me kancer gjiri në vitin 2005,ndërsa ishte në mes të turneut të saj botëror. Duke folur në emision, Kylie ka deklaruar se pavarësisht se ia ka dalë ta kapërcejë, frika do të jetë gjithmonë aty për të. Me lot në sy 55-vjeçarja u shpreh se:
Frika do të jetojë gjithmonë tek unë. Kjo betejë ishte gjithashtu e mahnitshme, sepse të bën të njohësh shumë mirë trupin tënd, dashurinë e atyre që të rrethojnë, aftësitë e tua. Të gjitha këto gjëra. Unë këndoj për të përpunuar gjithçka. Unë shkruaj për të përpunuar gjithçka. Ndonjëherë, mendoj se jetoj për të performuar.