Ernest Muçi u kthye në protagonist në derbin e Stambollit midis Galatasarayt dhe Besiktas.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, i cili u hodh në fushë në minutën e 68’, realizoi një supergol në portën e Muslerës.
Në minutën e 94’, pas një topi të gjatë dhe një kontrolli të mirë, Muçi goditi fluturimthi me të majtën dhe e dërgoi sferën në trekëndëshin e portës, e pamundur për portierin veteran që ta arrinte.
KLIKO KËTU PËR GOLIN
Gjithsesi, ky gol i vleu sa për statistikë Besiktasit, që në fund u mposht me rezultatin 2-1.
Ky është goli i dytë i Muçit për këtë sezon me “shqiponjat”, teksa numëron dhe dy asiste në të gjitha kompeticionet.