Aktualitet

Video-Skandali/ Drejtori i policisë Rrugore Altin Qato qëllon me shpullë të riun që protestonte në aksin Thumanë-Kashar!

Një situatë skandaloze ka ndodhur pasditen e sotme pas protestës së banorëve në Thumanë-Kashar.

Drejtori në Drejtorinë e Policisë Rrugore të Policisë së Shtetit Altin Qato, pasi ka arrestuar një prej protestuesve, e ka dhunuar atë.

Siç shihet në pamjet e mëposhtme, Qato ka ngritur protestuesin dhe më pas e ka gjuajtur me shpullë në faqe.

Shiko VIDEON

Banorët e Krujës e Fushë Krujës dolën sot sërish në protestë, duke bllokuar aksin Thumanë-Kashar.

Banorët pretendojnë se me aksin e ri Thumanë Kashar ata po falimentojnë, pasi për ta ky aks nuk do të ketë hyrje dhe dalje, pra u privohet lëvizja e lirë.

Protesta nisi rreth orës 18:15 ku disa qindra qytetarë bllokuan të dyja akset e autostradës, ndërsa pati edhe përplasje me forcat e policisë. Por, më pas policia ka arritur të largojë protestuesit nga rruga, duke i zhvendosur anash saj, dhe duke bërë të mundur zhbllokimin e qarkullimit.