Festimet e Kristiano Ronaldos pas golave të shumtë që ka shënuar në karrierë janë ndër më të përhapurit dhe të shumtë janë ata që mundohen edhe t’i kopjojnë. Por në golin e shënuar mbrëmë në Ligën e Kampioneve të Azisë, Kristiano Ronaldo vendosi të ndryshonte festimin e tij.
Pasi tundi rrjetën përballë Al Rajan, ai shkoi te flamuri i këndit dhe çoi gishtat lart drejt qiellit, me një dedikim emocionues. Më pas u zbulua se ky ishte një kujtim për të atin, i cili dje do të kishte ditëlindjen e tij të 71-të. Ai është ndarë nga jeta në moshën 52-vjeçare në vitin 2005, si pasojë e problemeve shëndetësore që i erdhën nga abuzimi me alkoolin.
“Goli i sotëm kishte një shije tjetër. Unë do të dëshiroja që babai im të ishte ende gjallë. Sot do të kishte qenë ditëlindja e tij”, tha Ronaldo pas ndeshjes duke shpjeguar këtë festim të tij. Goli dhe festa në video.