Përveç çështjeve të ndryshme në botë, Papa Françesku ka një mesazh edhe për të rinjtë shqiptarë që synojnë të largohen nga vendi. Në mesazhin e tij, Papa i bën thirrje rinisë shqiptare të mos largohet jashtë shtetit, por të qëndrojnë në vendin e tyre për ta përmirësuar atë.
Për ju të rinj shqiptarë, një urim të përzemërt. Punoni për atdheun që të përparojë. Atdheu ka nevojë për ju. Zoti iu bekoftë. Lutuni për mua, dëgjohet Papa teksa thotë në video.
Videoja është publikuar nga Arqipeshkvi i Kishës Katolike për Tiranën dhe Durrësit Arjan Dodajt, i cili e ka publikuar në profilin e tij në platformën “X”.
POSTIMI:
Papa Françesku e don shumë popullin tonë!
Të dashur miq, sot ju bëj surprizën e pershendetjes që i kërkova për ju Papa Françeskut. Ai vecanërisht ka fjalë inkurajuase për të rinjtë shqiptarë që të punojnë për atdheun, që të ecë përpara, se atdheu ka nevojë për të rinjtë
Papa Françesku e don shumë popullin tonë!
Të dashur miq, sot ju bëj surprizën e pershendetjes që i kërkova për ju Papa Françeskut. Ai vecanërisht ka fjalë inkurajuase për të rinjtë shqiptarë që të punojnë për atdheun, që të hecë përpara, se atdheu ka nevojë për të rinjtë🇦🇱! pic.twitter.com/OU7DgIL3Fx— + Arjan Dodaj FdC (@donarjan77) October 23, 2023
Në Shqipëri, emigrimi i të rinjve po kthehet në një shqetësim serioz, për shoqërinë. Reth 50% e të larguarve gjatë viteve të fundit, sipas të dhënave të një ankete të INSTAT, janë të rinj të moshës 15 -29 vjeç. Studiuesit e lidhin këtë largim me arsye ekonomike dhe mungesën e shpresës për të ardhmen. Autoritetet thonë se kanë marrë masa të posaçme për t’i bërë të rinjtë, që ta shohin të ardhmen e tyre në Shqipëri, disa prej të cilave, pritet të nisin zbatimin gjatë këtij muaji.
Në Shqipëri sipas statistikave zyrtare janë rreth 640 mijë të rinj, dhe rreth 26% e tyre, që i përket moshës 15-29 vjeç nuk është as në punë, as në shkollë dhe as në një trajnim profesional.