Bota

VIDEO/Momenti dramatik kur turistët përballen me shpërthimin e vullkanit në Indonezi!

Një grup alpinistësh, rreth 24 persona, rrezikuan jetën për shkak të shpërthimit të papritur të vullkanit Dukono, në Halmahera, Indonezi.

Pavarësisht paralajmërimeve për shpërthimin, ata janë ngjitur në majë të malit, kur janë përballur me një re të madhe tymi.

Turistët u befasuan nga shpërthimi i papritur i kraterit. Kjo pamje me dron tregon momentin e frikshëm, ndërsa grupi prej 24 personash largohen me vrap të panikosur.

Për fat të mirë, alpinistët shpëtuan pa lëndime.