Bota

Video/ Me tanket amerikane forcat ukrainase shkatërrojnë dy autoblinda ruse, trupat e Kremlinin vrapojnë për mbijetesë!

Autoblinda amerikane “Bradley” që Shtetet e Bashkuara ia dhanë ushtrisë ukrainase, është filmuar duke shkatërruar dy autoblinda ruse në lindje të Ukrainës.

“Bradley” që përdorej nga Brigada e 47-të arriti të “nxjerr nga shërbimi” dy autoblinda ruse, është bërë e ditur nga ministria ukrainase e Mbrojtjes.

Në videon e filmuar nga ajri me dron, shihen autoblindat ruse duke u sulmuar nga Bradley amerikan me breshëri plumbash mbi to, duke i shkatërruar.

Ndërkaq ushtarët rusë që gjendeshin brenda tyre shihen duke vrapuar me shpejtësi për t’i shpëtuar shpërthimit. Ata lëviznin zvarrë nëpër fushë, ku vazhdimisht u fluturonin plumbat mbi kokë.

Pentagoni pati miratuar dërgimin e më shumë se 300 Bradley në Ukrainë. Bëhet fjalë për një autoblindë me topin 25 mm dhe mitralozin 7.62 që e ka të vendosur në kupolë që shkrep plumba blindëshpues.