Bota Celebrities Showbiz

VIDEO/Mark Zuckerberg feston në mënyrën më të pazakontë pavarësinë e SHBA-së…

Drejtori ekzekutiv i Meta-s, Mark Zuckerberg poston rregullisht mesazhe për miliona ndjekësit e tij me rastin e festave të ndryshme. Sot ai ka festuar në mënyrën më të pazakontë 4 Korrikun, ditën e pavarësisë së SHBA-së.

Këtë vit, ai e ka festuar duke bërë sërf teksa valëviste flamurin amerikan. Ai gjithashtu shfaqet duke pirë edhe birrë ndërsa kishte të veshur një kostum serioz. Për të kompletuar komplet mënyrën e festimit të këtij viti, Zuckerberg e mbylli videon me këngën “Born in the USA” të Bruce Springsteen. Zuckerberg shkroi në postimin në llogarinë personale të Instagramit:

Urime ditëlindjen Amerikë!

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Mark Zuckerberg (@zuck)

Ndryshe, Dita e Pavarësisë, e njohur 4 korriku, është një festë federale në Shtetet e Bashkuara që përkujton ratifikimin e Deklaratës së Pavarësisë nga Kongresi i Dytë Kontinental më 4 korrik 1776, duke krijuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës.