Sport

VIDEO/ I dënuar në Euro 2024, Daku feston me gol rikthimin në Kombëtare!

Mirlind Daku ka gjetur golin në Rusi. Sulmuesi i Kombëtares shënoi me kokë në minutën e 91-të, për të dërguar rezultatin 2 me 0 në favor të Rubin Kazan. Këto të fundit po ndeshen në kuadër të javës së 11-të në kampionatin rus kundër Akhmat Groznit.

Daku feston kështu me gol rikthimin në Kombëtaren e Shqipërisë. Kujtojmë se sulmuesi u dënua nga UEFA në Europianin e këtij viti, ndërsa periudha e pezullimit ka përfunduar.

Tashmë është i gatshëm për Silvinjon. Trajneri brazilian nuk e zhgënjeu duke e grumbulluar, teksa ndeshjet e tetorit luhen kundër Çekisë dhe Gjeorgjisë.

Shiko këtu