Ernest Muçi është bërë protagonist për Besiktas për të tretën ndeshje radhazi. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka gjetur rrugën e rrjetës në sfidën e Europa League mes “Shqiponjave” të Stambollit dhe Malmos, kësaj radhe me fitore për turqit.
Pasi shënoi në dy disfata radhazi me Galatasarayn dhe me Kasimpasa, 23-vjeçari shqiptar ka tunudr rrjetën dhe në arenën europiane.
Lexo edhe: Gol në kampionatin turk, Ernest Muçi në formë
Në minutën e 76’ të takimit, Muçi mori një top në zonë nga Svensson dhe me të djathtën ndëshkoi skuadrën suedeze duke i dhënë avantazhin ekipit të Van Bronckhorst, që më pas dyfishoi rezultatin.
KLIKO KËTU PËR GOLIN
Ky është goli numër katër që Muçi shënon për Besiktas këtë sezon dhe i parë në Europa League.