Celebrities Sport

VIDEO/ Emocione të forta, vëllai i Gjasulës shpërthen në lot pas golit…

Nga “ferri” në “parajsë”. Klaus Gjasula përjetoi emocione të forta në “Volksparkstadion” të Hamburgut, stadium të cilin e njeh mirë. Mesfushori me tipare mbrojtëse ishte i pafat në momentin e autogolit, por në sekondat e fundit e shleu gabimin.

Duke realizuar golin e barazimit 2-2 kundër Kroacisë, që solli pikën e parë për kombëtaren shqiptare në Euro 2024.

Rezultat që gjithashtu mban gjallë shpresat dhe ëndrrat e kuqezinjve për kualifikimin në 16 skuadrat më të mira të turneut. Lot emocionesh dhe krenarie edhe për vëllanë e Klausit, Jurgen Gjasulën, i cili e ndoqi sfidën në shkallët e stadiumit përkrah tifozëve të tjerë shqiptarë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by TOP ALBANIA RADIO (@topalbania_radio)

Videoja e 38-vjeçarit, i cili veshi dy herë fanellën e kombëtares shqiptare në 2013, është bërë virale në rrjet. Klaus Gjasula u bë i pari lojtar në historinë e Europianëve dhe Botëroreve që shënon autogol dhe gol duke ardhur nga pankina. Gjithashtu, goli i 34-vjeçarit nga Tirana është goli më i vonë i barazimit i shënuar në një ndeshje Europiani.