Bota Botë e Çuditshme

VIDEO/Bëhen virale pamjet e qenit që ndez sobën dhe shkakton zjarr në shtëpi…

Së fundmi është publikuar një video e një qeni duke ndezur sobën në një shtëpi, e cila më pas mori flakë me të gjitha gjërat që kishte sipër. Bëhet e ditur se incidenti ndodhi më 26 qershor në Kolorado në orët e para të mëngjesit. Sipas zjarrfikësve, zjarri është shuar shpejt.

“Ne mbërritëm në vendngjarje në orën 4:47 të mëngjesit në një shtëpi banimi pa zjarr apo tym të dukshëm. Pas hetimit, ekuipazhet nuk gjetën ndonjë zjarr aktiv, por gjetën prova të një zjarri”, tha Departamenti i Zjarrfikësve në Kolorado Springs në një deklaratë.

Pronari i shtëpisë ishte në gjendje të shuante zjarrin përpara se ekuipazhet të arrinin atje, thanë autoritetet, por më vonë ai u transportua në një spital lokal dhe u trajtua për thithjen e tymit. Nuk raportohet për lëndime të tjera në shtëpi, qoftë te njerëzit apo kafshët e tyre shtëpiake.

“Pasi biseduam me pronarët e shtëpisë dhe pamë pamjet e sigurisë ne përcaktuam se qeni i tyre u bë pak kurioz dhe ndezi aksidentalisht sobën e cila kishte disa kuti sipër”, tha Departamenti i Zjarrfikësve.

Pronarët e shtëpisë u alarmuan menjëherë dhe u zgjuan nga Apple HomePod me një njoftim për “nxehtësi të lartë” dhe ishin në gjendje të arrinin te zjarri para se të kishte kohë të përhapej nëpër shtëpi.