Bota Botë e Çuditshme

VIDEO/Bëhen virale pamjet e qenit që kafshon baterinë e telefonit dhe shkakton zjarr në shtëpi…

Një video dramatike e kamerave të sigurisë të publikuar nga Departamenti i Zjarrfikësve në  Oklahoma tregon momentin kur një qen i vuri zjarrin një shtëpie teksa kafshoi një bateri litium.

Pamjet e raportuara si të filmuara në muajin maj të këtij viti, janë tronditëse. Ato tregojnë momentin kur një qen është duke kafshuar një bateri portative litium-jon të lënë brenda shtëpisë nga pronari.

Në një moment, bateria e shpuar fillon të shkëlqejë dhe më pas shpërthen në flakë, duke bërë që qeni zjarrvënës si dhe një qen dhe një mace tjetër që po dremisnin aty pranë t’ia mbathnin për të shpëtuar. Për fat të mirë, të gjitha kafshët shtëpiake shpëtuan dhe nuk u dëmtuan, por zjarri shkaktoi dëme të konsiderueshme në shtëpi.

Zjarrfikësit tani po e përdorin videon si një paralajmërim kundër lënies së baterive të litiumit brenda për shkak të rrezikut që mund të preken nga fëmijët dhe kafshët shtëpiake.