Sport

VIDEO/ Bajrami tund rrjetën në minutën e parë të debutimit në Europë dhe e feston me shqiponjë

Nedim Bajrami vazhdon të shkruajë emrin e tij në librat e historisë së futbollit botëror. Futbollist i Kombëtares shqiptare, pasi la shenjë me kuqezinjtë në ndeshjen e tij të parë në Europian duke shënuar brenda pak sekondash kundër Italisë, ka bërë të njëjtën gjë edhe sot teksa ka gjetur rrugën e rrjetës me Rejnxhërs Gllasgou në Ligën e Europës.

Bajrami debutonte në fazën në grupe të një turneu madhor me klube sot dhe u tregua menjëherë i vëmendshëm për të çuar në rrjetë gjuajtjen e Desers të kthyer nga shtylla, duke i dhënë menjëherë avantazhin ekipit të tij në transfertën në Suedi ndaj Malmo.

Një gol të cilin futbollisti e festoi si zakonisht me shqiponjë, duke marrë më pas edhe përgëzimet e shokëve të skuadrës në të cilën ai po lë shenjë që në ndeshjet e tij të para.

Shih Videon