Supermodelet e njohura, Naomi Campbell, Gisele Bundchen dhe Adriana Lima, janë fytyrat e fushatës së re të “Victoria’s Secret”. Marka e njohur e modës vendosi të rikthejë disa nga modelet e saj më të famshme për koleksionin e ri, “The Icon by Victoria’s Secret”, ku përfshihej bashkëpunimi me tri supermodelet e njohura. Gjithashtu, në fushatën e re merr pjesë edhe Candice Swanepoel.
Pjesë e kësaj fushate të realizuar nga fotografi Mikael Jansson janë po ashtu edhe modelet Hailey Bieber, Emily Ratajkowski, Paloma Elsesser, Sui He dhe Adut Akech. Koleksioni i ri ishte aktualisht i disponueshëm vetëm për anëtaret më besnike të markës dhe do të jetë i disponueshëm për klientet e tjera nga 10 gushti.
Koleksioni përfshin madhësi që varirojnë nga 32A-44DDD dhe XS-XXL në nuanca neutrale, si dhe nuanca argëtuese si roza dhe e gjelbër e errët. Megjithatë, videoja e fushatës është realizuar bardh e zi.
Campbell, Bundchen dhe Lima treguan edhe një herë sesi duken trupat e tyre pas shumë vitesh pushime nga sfilatat e modës. Naomi dhe Gisele nuk kanë punuar për “Victoria’s Secret” që nga viti 2005, kurse Adriana u largua zyrtarisht nga marka e modës në vitin 2018, por së fundmi njoftoi një bashkëpunim me këtë brend, ku reklamoi një parfum të ri.