Celebrities Fashion Film & Tv Gossip Showbiz

Victoria dhe David Beckham rikrijojnë në mënyrën më të veçantë fotot e dasmës me rastin e 25-vjetorit të martesës!

Një nga çiftet më afatgjatë në showbiz, Victoria dhe David Beckham sot festojnë 25 vjetorin e tyre të martesës.Ata zgjodhën që të rikrijonin diçka mjaft të veçantë dhe që sigurisht për ta ka një rëndësi shumë të madhe. Bëhet fjalë për fotot e tyre nga dasma.

50-vjeçarja dhe ish-futbollisti pozuan para kamerave të veshur me veshjet ikonike në ngjyrë vjollcë nga dasma e tyre, e cila u zhvillua në Kështjellën Luttrellstown në Irlandë dhe kushtoi pothuajse 1 milion paund.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by David Beckham (@davidbeckham)

Victoria nxori nga garderoba e saj fustanin në një ngjyrë vjollcë mahnitëse, nga Antonio Berardi me lule në jakë, të cilën e kombinoi me të njëjtat sandale argjendi që kishte veshur në dasmën e saj. Davidi veshi sërish kostumin e tij lejla, të cilin e kombinoi me këpucë kamoshi po në të njëjtën ngjyrë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Victoria Beckham (@victoriabeckham)

Mbishkrimi që shoqëronte fotot e postuara gjithashtu tërhoqi vëmendjen e të gjithë ndjekësve dhe mbështetësve të çiftit. Victoria u shpreh se i dukej e pabesueshme që edhe pas 25 vitesh veshjet dhe gjithçka i qëndronte sërish fiks pa asnjë ndryshim. Gjithashtu ajo nuk ka harruar as fëmijët e saj ku është shprehur se i do pafund.