Për herë të parë ish-futbollisti, David Beckham dhe bashkëshortja e tij Victoria kanë folur për tradhtinë e supozuar të yllit të futbollit, që bëri bujë në media disa vite më parë. Ata thanë se e gjithë bota ishtë kundra nesh dhe ne kundër njëri-tjetrit.
Victoria Beckham, është kthyer 20 vite më pas, tek tradhëtia e supozuar e bashkëshortit David Beckham.
“Ishte periudha më e vështirë për të dy sepse ndiheshim sikur gjithë bota ishte kundër nesh dhe ne ishim kundër njëri-tjetrit.”
Edhe David Beckham foli për krizën e tyre në vitin 2003-shin, duke kujtuar se si janë ndjerë në atë periudhë.
“Sa herë që zgjoheshim ndjenim se kishte diçka tjetër. Nuk po humbnim njëri-tjetrin, por po mbyteshim. Ndihesha i sëmurë fizikisht dhe emocionalisht. “ ka rrëfyer ish-ylli i futbollit.
David tregoi se sa e rëndësishme ishte Victoria për të, duke vënë në dukje se ata duhej të luftonin për njëri-tjetrin, për familjen e tyre. Historia e tyre e dashurisë do të niste në vitin e largët 1998 gjatë një ndeshjeje futbolli për motive bamirësie, për t’u kurorëzuar në martesë më 4 korrik të 1999-s, në një ceremoni madhështore.
Që nga ajo kohë e deri më sot, të dy ia kanë dalë mbanë të jenë një ndër çiftet më të pëlqyera e më të diskutuara të tabloidëve të ndryshëm.