Sport

Victor Osimhen tek Galatasaray: Mezi pres të zbres në fushë

Victor Osimhen  tha fjalët e para si lojtar Galatasaray, në intervistën e dhënë për faqen zyrtare të klubit.

“Kur dëgjova për interesimin e Galatasaray-t, vendim u bë i lehtë për mua. E dija se sa i madh është si klub Galatasaray. Ka një numër të pabesueshëme tifozësh. Henry Onyekuru është miku im dhe ai ka luajtur për Galatasaray-n”.

Kur zbrita në aeroport, tifozët më pritën me aq shumë emocione, saqë u ndjeva shumë i rëndësishëm dhe kjo vlen shumë për një lojtar. Dua të bëj gjithçka që mundem për ta, mezi pres të filloj” – tha ai.

Osimhen u transferua tek klubi turk nga Napoli, që zgjidhi një situatë të vështirë me lojtarin pas bisedimeve të dështuara me disa klube.