Rhaena Targaryen (Phoebe Campbell) iu dha një detyrë shumë e rëndësishme në episodin e fundit të “House of the Dragon”. Fansat e “House of the Dragon” po vërshojnë në rrjete sociale, pasi regjisorja trajtoi një teori rreth një veze të Pashkëve të “Game of Thrones”. Regjisorja e sezonit të dytë, Geeta Vasant Patel ka folur pasi fansat bënë një lidhje emocionuese të episodi i tretë të “House of The Dragon” me “Game of Thrones”.
Episodi i tretë i sezonit të dytë, shkruar nga David Hancock dhe drejtuar nga Patel shfaq Rhaenyra Targaryen (Emma D’Arcy) duke dërguar djemtë e saj Aegon dhe Viserys në Vale. Ajo i kërkon Rhaena Targaryen (Phoebe Campbell) t’i shoqërojë dhe të sigurojë jo vetëm sigurinë e tyre, por mbrojtjen e dragonjve të rinj Tyraxes dhe Stormcloud, së bashku me katër vezë dragoi.
Sapo shikuesit e “House of The Dragon” panë vezët, u mblodhën menjëherë në rrjetet sociale për të pyetur nëse vezët janë vezë të vërteta të Pashkëve për “Game of Thrones”. Patel tha për “Mashable”:
Këto janë vezët e Daenerys. Të gjithë ne që punojmë në këtë shfaqje jemi fansa të mëdhenj të “Game of Thrones” kështu që ishte shumë emocionuese për të xhiruar atë skenë.
Pra, është konfirmuar se vezët janë ato që më vonë çelin në dragonjtë e Daenerys: Drogon, Rhaegal dhe Viserion. Rikujtojmë se shikuesit televizivë kanë mbetur të tmerruar pasi një skenë seksuale u shfaq në ekranet e tyre, teksa shikonin “House of the Dragon”. Në episodin e fundit të spinoff-it të “Game of Thrones” të HBO-së, shikuesit u shokuan kur panë një nga personazhet duke kryer seks oral me një tjetër.
Incidenti ndodhi teksa Mbreti Aegon II Targaryen, i cili interpretohet nga Tom Glynn-Carney, i çoi ushtarët e Team Green në një bordello pasi ata shijuan një mbrëmje me alkool. Skena e pa atë duke shqyer perdet për të ekspozuar aktet e ndryshme seksuale që po kryheshin, me njërën prej tyre duke i lënë shikuesit të tmerruar.