Celebrities Gossip Music Showbiz

“Veten mos e rrej”, Beatrix Ramosaj sapo na paralajmëroi projektin e saj më të ri?

Beatrix Ramosaj është një nga emrat më të përfolur të momentit të showbiz-it shqiptar. Këngëtarja e njohur shqiptare ka pasur një karrierë të gjatë, por vëmendjen më të madhe e mori me pjesëmarrjen në “Big Brother VIP”. Lidhja e saj me Donald Veshaj brenda shtëpisë së “BBV”, ndarja e tyre dhe trekëndëshi i formuar Bora-Donald-Trixa kanë qenë në qendër të vëmendjes për muaj me radhë. Bukuroshja tanimë po vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes me çdo veprim që bën në rrjetet sociale, duke qenë jo pak e kritikuar, megjithatë nuk i ka ndaluar asnjëherë komunikimet dhe me ndjekësit e saj dhe postimet në Instagram duke vazhduar normalisht jetën e saj.

Vetëm pak më parë Trixa ka postuar në Instastory një video pa audio duke kënduar një këngë dhe shkruan “Veten mos e rrej” duke na bërë të mendojmë se mos ndoshta ky është projekti i ri muzikor i saj dhe këngëtarja ka zgjedhur të mos publikojë asnjë sekuencë duke na bërë edhe më shumë kuriozë. Mund të jetë ky një dedikim?

 

Ish-konkurrentja e “Big Brother Vip”, Antonela Berisha, e cila gjatë momentit kur ka ndodhur takimi i Borës me Donaldin ka qenë duke darkuar me Beatriks Ramosaj ka treguar se si u prit nga Triksa ky lajm. Momentalisht Beatrix po shijon suksesin e këngës “Ma shumë se ti”, një bashkëpunim me Dj Geek. Padyshim që teksti i këngës së saj të publikuar para pak javësh u komentua shumë pasi fjalët u konceptuan si një dedikim për Donaldin.