Ndonëse mund të duket e qartë për shumicën, disa njerëz vetëm tani mund ta kenë kuptuar origjinën e emrit të reperit Eminem. Reperi, emri i vërtetë i të cilit është Marshall Mathers ose Marshall Bruce Mathers III nëse duam të shkojmë në bazë të emrit të plotë, u bë i njohur në fund të viteve 90-ta me publikimin e albumit të tij debutues të njohur gjerësisht The Slim Shady LP.
Që atëherë, ai i ka kaluar 30 vjetët e fundit të karrierës së tij duke sfiduar dhe shpërfillur pritshmëritë e vendosura kundër tij. Megjithatë, një përdorues i Reddit shtroi një dilemë që kishte të bënte me emrin skenik të reperit Eminem. “Vetëm sa e kuptova që emri i Eminemit nuk është krejtësisht i rëndomtë”-shkroi një përdorues në Reddit. “Emri i tij është Marshall Mathers. Inicialet MM. M and M. Eminem”-shkroi përdoruesi.
Me të kuptuar këtë, pati reagime të shumta nga të tjerët, të cilët nuk e kishin kuptuar këtë fakt më herët. Megjithatë pati edhe të atillë, të cilët thanë se kjo tashmë dihet botërisht. “Ai donte ta bënte emrin M&M, por e ndryshoi Eminem për shkak të arsyeve ligjore”-duke iu referuar brendit të çokollatës. Së fundmi bëhet e ditur se një çështje gjyqësore e nisur që në vitin 2019 mes reperit Eminem dhe kompanisë së transmetimit të këngëve Spotify ka përfunduar.
Por ylli i muzikës nuk ka mundur të marrë asnjë nga paratë e pretenduara për transmetimin pa leje të këngëve të tij. Kompania muzikore “Spotify” ka fituar një çështje gjyqësore ndaj Eminem, në të cilën akuzohej për transmetim të muzikës së këngëtarit pa lejen e tij. Rasti u bë publik nga menaxheri i reperit, i cili pretendonte në vitin 2019 se Spotify nuk arriti ta licensonte repertorin e Eminem. Ata e paditën për rreth 30 milionë dollarë, duke thënë se ylli tashme 51-vjeçar nuk e kishte marrë kurrë pagesën e plotë për këngë si “Lose Yourself” dhe “Without Me”, të cilat janë transmetuar në Spotify miliarda herë.