Foli rreth ngacmimeve seksuale që ka përjetuar gjatë xhirimeve të serialit “Bull” dhe për këtë gjë u ndëshkua. E kemi fjalën për aktoren me prejardhje shqiptare, Eliza Dushku. Ky ishte thelbi i dëshmisë tronditëse të artistes në Komitetin Gjyqësor në SHBA.
Aktorja rrëfeu se ishte pushuar nga puna pasi u ankua për ngacmimet e kolegut Michael Weatherly. Eliza tregoi se detaje sesi që në javën e parë të xhirimeve, e gjeti veten përballë sulmesh të vrazhda verbale, seksuale dhe të turpshme. Ndër të tjera ajo tha se:
Kam vuajtur pothuajse nga ngacmime të vazhdueshme seksuale nga kolegu im. Kjo ishte përtej çdo gjëje që kisha përjetuar në karrierën time. Ai më nuhaste dhe më shikonte me sy të keq lart e poshtë. Jashtë skenarit, përpara rreth 100 anëtarëve të ekipit dhe anëtarëve të kastit, ai një herë tha se do të më çonte në furgonin e tij ‘përdhunues’ dhe do të përdorte lubrifikim dhe gjëra të gjata, do të më merrte mbi prehrin e tij dhe do të më godiste si një vajzë e vogël. Këto nuk ishin rreshta në skenar. Abuzimet ishin të pandërprera, poshtëruese dhe ndodhën në mesin e atij që duhet të ishte një vend pune profesional.
Pasi u ankua, një nga drejtuesit, të cilin e identifikoi si David Stapf, i tha se Weatherly po luante thjesht rolin dhe të nesërmen, ajo u pushua nga puna. Rikujtojmë, se aktorja kurorëzoi dashurinë në gusht të vitit 2018 me partnerin, Peter Palandija. Po në gusht të një viti më pas, Eliza u bë gjithashtu nënë për herë të parë. Dushku dhe Peter vendosën që vogëlushin e tyre ta pagëzojnë me emrin Philip Bourne Dushku Palanjian.