Ylli hollivudian Johnny Depp i është rikthyer rolit të piratit legjendar, kapitenit Jack Sparrow për të përmbushur dëshirën e një djali 11-vjeçar të sëmurë. Sipas BBC, fansi i vogël i “Pirate of the Caribbean”, Kori, i është nënshtruar dy transplanteve të pasuksesshme të zemrës, por vendosi se nuk donte të përballej me kalvarin e një të treti. Familja e tij, nga Derbyshire, nuk e dinë se sa kohë i mbetet vogëlushit për të jetuar.
Një nga dëshirat e fundit të Korit ishte të fliste me idhullin e tij, Kapiten Jack dhe aktori iu përgjigj. Depp u vesh si pirati dhe regjistroi një mesazh të veçantë për fansin e tij.
Të uroj shumë fat. Unë jam fansi yt numër një, kapiten Kori.
Kori, nga Ripley, ka krijuar së fundmi edhe një kanal në YouTube, ‘Kraken the Box’, i cili tashmë ka më shumë se 160,000 abonentë. Në fansat e tij përfshihet edhe Johny Depp. Ndërkaq, “Telenovela” Johnny Depp-Amber Heard mund të përfundojë sërish në një sallë gjyqi. Disa muaj pas një gjykimi në favor të aktorit në një gjyq për shpifje me ish-bashkëshorten e tij, e cila u urdhërua për të paguar 10.4 milionë dollarë, Heard kërkon hakmarrje duke apeluar vendimin dhe duke kërkuar një gjyq të ri.
Sipas dokumenteve ligjore nga një gjykatë në Virxhinia, avokati i Heard argumenton se gjyqi u zhvillua në shtetin e gabuar (Virxhinia) kur duhej të zhvillohej në Kaliforni, ku të dy paditësit janë banorë. Ndërkaq, vajza e Depp, Lily-Rose, ka treguar së fundmi në një intervistë për revistën Elle arsyen se pse nuk bëri asnjë deklaratë gjatë gjyqit të babait të saj me ish bashkëshorten e tij Amber Heard. Shumë përdorues të mediave sociale e kritikuan atë që nuk e shprehu publikisht mbështetjen për aktorin e famshëm hollivudian.