“Cherry on Top” nga Bora Zemani ka nisur sonte rrugëtimin në ekranin e Top Channel. “Cherry on Top” është një program Prime Time, prej 90 minutash, i cili synon të bëjë bashkë në studio njerëz me profile të larta në profesionet e tyre, duke shkëmbyer përvojat dhe historitë e tyre të suksesit personal, pa patur egon apo dëshirën e protagonizmit.
I ftuari i pari i mbrëmjen e sotme të “Cherry on Top” ishte aktori dhe regjisori Drilon Hoxha, për të folur pak rreth filmittë tij më të ri, i cili titullohet “Guxim” dhe bashkëpunimin e tij me Top Channel Films.
Driloni: Trokita unë te Top Channel Films, kisha një lodhje se projekte e mia kisha dhe projekte të tjera dhe më duhej një bashkëpunim të ulesh me këmbë në tokë dhe të shikosh kush është më i forti se me atë mund të ecësh. Unë e falenderoj Ledionin se më bëri një mikëpritje shumë të mirë, shumë të ngrohtë dhe nuk e them për të bërë qejfin. Po bëheshin shumë padrejtësi dhe vetëm nuk ja dilet dhe kur po dikutoja me Ledionin më tha ok ta shohim. Dhe i thash mos u vi në siklet për të më thënë nuk bën më thuaj ca nuk bën ta rregullojmë dhe të bashkëpunojmë. E pa e pëlqeu dhe tha okej.