Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.
Erjola Doçi dhe Meriton Mjekiqi janë përfshirë së fundmi në një debat të fortë me njëri-tjetrin në “Big Brother VIP 3”. Në këtë përplasje mes tyre nuk kanë munguar as ofendimet. Erjola e konsideron Meritonin si një “këlysh”, ndërkohë që e akuzon se e shet veten për një Prime.
Erjola: Ngele duke më thënë që je si në pasarelë. Këtu nuk jam vetëm për pasarelë dhe këtë futja trurit tënd. Llapën nxirre me atë, jo me Erjolën. Nuk nxjerr unë llapë këtu brenda, por llapa do të të dalë jashtë ty, kur të dalësh si këlysh që këtu. Ec tani.
Meritoni: Qepe gojën të thashë. Nxirre pak llapën. Ti nuk kontrollon dot ndjenjat e tua.
Erjola: Kape Primen.
Meritoni: Ti përdor fjalën këlysh, ti vjen godet, përmend fëmijët.
Erjola: Vetëm një këlysh, nxjerr llapën si ty. Turp të të vijë. Çuni dy metër pa fije truri në kokë