Celebrities Gossip Showbiz

“Vetëm nga ty nuk iki…”, puthje në faqe , çfarë po ndodh mes Meritonit dhe Ilnisës?

Mbrëmjen e së shtunës në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. 18 banorë u bënë pjesë e shtëpisë më të famshme në vend dhe kanë nisur rrugëtimin e tyre më të ri.

Së fundmi Gazi dhe Roza kanë diskutuar me njëri-tjetrin dhe sipas mendimit të Gazit me aq detaje sa ka parë, çifit i parë që do të krijohet brenda shtëpisë së “BBV3” do të jenë Ilnisa dhe Meritoni. Mesa duket Gazi duket se e ka studiuar mirë situatën dhe ndoshta mund të ketë të drejtë. Të shtrirë afër njëri-tjetrit Meritoni dhe Ilnisa shkëmbejnë puthje në faqe dhe Ilnisa shprehet se dëshiton të iki nga sytë e të gjithëve përveç tij.

Ilnisa: Nuk di ca të bëj këtu… hapa derën ika 

Meritoni: Të iki dhe unë

Ilnisa: Të iki nga çdo sy

Meritoni: Nga unë ikën?

Ilnisa: Jo vetëm nga ty nuk iki

 

Pas debatit që pati përsëri me Merin në oborr, Roza më pas debatoi ashpër edhe me Romeon, të cilin arriti ta nevrikoste. Kjo ndodhi pasi edhe banorët e tjerë e kanë vënë re pyetjet ngacmuese që Roza u bën banorëve, duke i prekur në pika mjaft delikate. Ama Romeo nuk e ka lejuar këtë duke u shprehur se Roza e ka personale.