Të ftuar në emisionin “Big Brother Radio” kanë qenë artisti i njohur, G-Bani dhe ish-banori Gabriele Mezini për të bërë një analizë të lojës së banorëve dhe për të dhënë mendimin e tyre për videot më të spikatura gjatë 24 orëve të fundit në shtëpinë e BBV.
G-Bani një artist mjaft i njohur për krijimet e tij në tregun muzikor së fundmi edhe me rikrijimin e hitit të tij të vitit 2006 me Crazy Girl, që mban titullin “Të dua” me Anxhela Peristerin. Ai ka treguar në Top Albania Radio se:
G-Bani: I ka ngelur hatri shumë, është mërzitur. Është ndarë në dy ushtri, këta që duan versionin e parë dhe këta që thonë për versionin e dytë. Unë i dua të dyja.
Elona: Më thuaj të drejtën kë do më shumë?
G-Bani: Këtë të riun.
Eni: Anxhelën apo Crazy Girl do më shumë?
G-Bani: Kur kam dashur kam dashur Crazy-n sigurisht. Aktualisht Anxhelën.
Vitet e fundit për G-Bani si kanë qenë?
Jam në Angli, krijoj, inçizoj dhe bëj ndonjë koncert në vende të botës, vetëm në Shqipëri nuk më afrojnë shumë…se jam i keq. Unë kam shumë dashuri për Shqipërinë. Marr dashuri dhe respekt nga njerëzit por ideja është se organizatorët e kanë në dorë.