Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli Mt arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment.
Prej ditës së parë Egla ka treguar se e quan të patolerueshme faktin që djemtë e shtëpisë të zhvishen dhe të qëndrojnè me tè brendshme në dhomë. Kjo është edhe arsyeja e madhe se si nisi konflikti i saj me Julin, i cili vazhdon edhe sot. Këtë veprim ka bërë edhe Graciano ditën e sotme dhe Egla nuk mund të mos ia kujtonte ama nga inati i saj ai ka vazhduar duke kërcyer nëpë dhomë para asaj me të brendshme.
View this post on Instagram
Situata që përjetoi Erjola së fundmi ka tërhequr të gjithë vëmendjen dhe është diskutuar shumë. Teksa u shpreh se shikon hije, ajo tregoi edhe një rast të ndodhur gjatë prime-t, ku i kishte tkërkuar ndihmë Ervinit për t’i kënduar sure(pjesë nga Kurani) për tu qetësuar. Ditën e sotme i ftuar te “Shqipëria Live” ishte Ervin Gonxhi, i cili u shpreh lidhur me këtë situatë të Erjolës.