Mbrëmjen e kaluar në Top Channel ka nisur sezoni i ri i emisionit “Goca dhe Gra”. Një ‘talk show’ shumë i diskutuar që ka bërë bashkë këtë sezon pesë moderatore: Heidi Baci, Xhilda Luzi, Rudina Dembacaj, Jorida Rustemi dhe Egla Ceno. Ndryshe nga sezonet e shkuara këtë vit do të jenë pesë bashkëmoderatore, që do të diskutojnë mbi tema të ndryshme dhe që do të kenë të ftuar të shumtë.
Si fillim në “Goca dhe Gra” u shtrua diskutimi në lidhje me ndërhyrjet kirurgjikale dhe estetike për të përmirësuar pamjen e jashtme. E ftuar në këtë puntatë të parë, moderatorja Bora Zemani ka treguar se nuk ka bërë asnjë ndërhyrje kirurgjikale.
“Nuk kam asnjë ndërhyrje kirurgjikale, dy ndërhyrje kirurgjikale kam bërë në jetën time, lindjen e Arborit dhe kam hequr apendicitin.
Pastaj gjëra të tjera për mirëmbajtje patjetër që po. Nuk jam kundër ndërhyrjeve kirurgjikale për sa kohë dikush ka nevojë dhe e bën të ndihet mirë, patjetër që po.
Fakti që nuk kam bërë operacioni plastike nuk do të thotë që nuk kam qejf, por kam frikë, dhe kam frikë të shikoj përfundimin. Nëse do mendoja të bëja ndonjë ndërhyrje do ishte gjoksi, do doja ta zvogëloja”, tha ajo.