Botë e Çuditshme Travel

Vetëm 50 pilotë në botë mund të ulin avionët, ju njohim me aeroportin e Paros!

Edhe pse është një aeroport ndërkombëtar, në pistën e tij vetëm 50 pilotë në botë mund të ulin avionë. Ulja është vërtet sfiduese në Aeroportin e Paros në Bhutan, ku piloti duhet të manovrojë avionin mes majave 5500 metra të larta dhe duhet ta njohin thuajse përmendësh ambientin që i rrethon. Paro është një aeroport i kategorisë C, çka do të thotë që pilotët duhet të kenë kualifikim të veçantë për të fluturuar aty. Zbritja duhet të realizohet manualisht, pa radar. Për më tepër, aeroporti është i mbyllur gjatë natës dhe sezonit të stuhive.

97% e Bhutanit është zonë malore, ndërsa kryeqyteti Thimpu ndodhet 2350 metra mbi nivelin e detit, kështu që zgjedhjet për një aeroport më të zakonshëm ishin të pakta. Por pavarësisht kushteve ekstreme, për pilotët e paktë që mund të ulin avionët aty, situata nuk është shqetësuese. Për të mos mbetur pa pilotë, Durk Air, e themeluar në vitin 1981, ka nisur një program trajnimi të të rinjve vendas që aspirojnë të punojnë me avionë.

Rikujtojmë se Arabia Saudite ka nisur ndërtimin e atij që do të jetë aeroporti më i madh në botë. Aeroporti Ndërkombëtar Mbreti Salman, i vendosur në kryeqytetin Riad, do të jetë një simbol i transformimit ambicioz të vendit në një nga destinacionet më të rëndësishme turistike në botë.

Aeroporti do të ketë gjashtë pista gjigante dhe do të ketë një kapacitet vjetor për 120 milionë pasagjerë, duke e bërë atë më të madhin në botë kur të jetë plotësisht funksional në vitin 2030. Sipërfaqja e aeroportit do të mbulojë më shumë se 57 kilometra katrorë, nga të cilat 12 do të ndahen për zona tregtare, restorante, kafene dhe zona pushimi.