Celebrities Gossip Showbiz

Vetë Shakira tregon për herë të parë se si e ka zbuluar se Pique e tradhtonte…

Shakira bëri një deklaratë për shtypin në lidhje me momentin e dhimbshëm kur mësoi se babai i fëmijëve të saj, Gerard Pique e kishte tradhtuar duke pasur një lidhje me një grua tjetër dhe e gjitha kjo erdhi në një moment të papërshtatshëm teksa babai i saj pësoi një aksident dhe u shtrua në spital.

Teksa foli për People En Español, ajo përmendi se e mësoi lidhjen nga media kur ishte në gjendjen më të keqe të saj:

Njeriu që kam dashur më shumë në jetën time, babai im, po më linte kur kisha më shumë nevojë për të.

Ka kaluar më shumë se një vit që kur superylli njoftoi se kishte vendosur t’i jepte fund gjithçkaje me babanë e Milanit dhe Sashës pas ndarjes së tmerrshme që përfundoi duke i ndryshuar jetën dhe duke e bërë atë t’i rikthehej muzikës më fuqishëm se kurrë.

Kur gjërat nuk shkonin mirë mes çiftit, ajo e dinte se diçka po ndodhte, por nuk e dinte se çfarë kishte parashikuar jeta për të. Ajo tha:

Gjithçka ndodhi menjëherë. Shtëpia ime po shkatërrohej. Unë isha duke zbuluar përmes shtypit se isha tradhtuar ndërsa babai im ishte i shtruar në spital.

Rikujtojmë gjithashtu se së fundmi prashikuesja Mhoni Vidente ka deklaruar në një emision se ylli i muzikës latine, Shakira mund të bëhet sërish nënë. Parashikimi ka rënë si bombë në rrjetet sociale dhe të gjithë kanë filluar aludimet se babi mund të jetë piloti Luis Hamilton.

“Njëra që do të bëhet nënë këtë vit është Shakira. Babai është sportist ose dikush që ka qenë i shoqëruar me të”,- theksoi parashikuesja teksa më tej “parashikoi” dhe gjininë e fëmijës, teksa tha se këngëtarja kërkon të ketë një vajzë.