Celebrities Gossip Showbiz

Vetbesimin e Morenës të kemi të gjithë! Bukuroshja i dedikon vetes fjalët më të mira…

Morena Taraku është një personazh që nuk para bëhet kryefjalë e portaleve në lidhje me skandale apo opinione publike, megjithatë gjithmonë arrin të fitojë vëmendje me fotot provokuese. Këngëtarja shfaqet në çdo dalje të sajën shumë e kuruar.

E teksa ka shpërndarë me ndjekësit një postim të fundit në faqen e saj zyrtare në Instagram disa foto të sajat ku duket si gjithmonë shumë bukur, ajo që ka bërë përshtypje është mbishkrimi krahas. Duket se Morena i është shumë mirënjohëse… vetes!

E dashura ime Morenë, faleminderit që je kaq ****. Më frymëzon. Ti shkon lart sa herë që tentojnë të të ulin poshtë. Vetëm vazhdo të jesh vetja. Kjo është mëse e mjaftueshme për mua. MT për MT

Morena ka treguar gjithmonë mallin dhe mungesën që ndjen për nënën e saj, e cila ka ndërruar jetë shumë vite më parë. Në çdo festë ajo kujdeset t’i shkruaj fjalët më emocionuese, duke thënë se nuk ndihet e kompletuar pa të.

Së fundmi, Stresi na ka surprizuar dhe me një projekt të ri të cilin e ka zbuluar gjatë një ‘bisedimi online’ me ndjekësit e tij. Teksa është pyetur nëse do të sjellë ndonjë bashkëpunim me Morena Tarakun, njëkohësisht një mikeshë të tijën shumë të mirë, reperi ka treguar se kënga me të tanimë është thuajse gati.