Kim Kardashian, Blake Lively, Vannesa Hudgens e Cardi B, ishin padyshim mbretëreshat e mbrëmjes së djeshme në ‘Met Gala’, qe konsiderohet festa me e madhe e vitit dhe nata me e bukur e modës dhe fantazisë, përveçse një event që zyrtarisht ndihmon në mbledhjen e parave në Muzeun Metropolitan të Artit të Kostumeve në New York.
Meqenëse është eventi që bën bashkë në tapetin e kuq yjet e showbiz-it njësoj si në Çmimet Oscar, edhe në ‘Met Gala’ një biletë kushton, aq më tepër kur paratë shkojnë për bamirësi. Këtë vit tema ishte: “Në Amerike, një antologji e modës” që përfaqësonte një mundësi për personazhet që eksploronin modën e “moshës së praruar” në periudhën e industrializimit të shpejtë.
Për të siguruar një ftesë në event, një VIP paguan nga 35 deri në 200 mijë dollarë. Ndërkaq, në këtë artikull njihuni me veshjet më të mira të mbrëmjes më të rëndësishme të modës ku padyshim të gjithë yjet kanë shkëlqyer me stilin e tyre unik.