“Nomadland”, drama amerikane nga Chloe Zhao, triumfoi në edicionin e 93-të të ndarjes së Çmimeve “Oscar”, duke marrë statujën e artë. Ndërkohë, Zhao u zgjodh edhe regjisorja më e mirë, duke u bërë gruaja e parë me ngjyrë që e merr këtë çmim. Për interpretimin e jashtëzakonshëm në filmin “Nomadland”, Frances McDormand mori çmimin e aktores më të mirë.
Shkëlqimi mbi tapetin e kuq nuk ka munguar, por këtë vit ceremonia ishte ndryshe. Grumbullimet mungonin duke respektuar maksimalisht distancën sociale për shkak të pandemisë COVID-19, ndërsa edhe kamerat ishin më të pakta në numër.
Ashtu edhe siç do vit përveç garës për të fituar një trofe në ceremoninë e ndarjes së çmimeve më të rëndësishme kinematografike, “Oscar”, një “betejë” e vërtetë u zhvillua në tapetin e kuq për veshjen më të bukur të mbrëmjes.
Nga Carey Mulligan, te Amanda Seyfried, në fotogalerinë e mëposhtme gjeni yjet tuaj të preferuar që shkëlqyen në tapetin e kuq në edicionin e 93-të të ndarjes së Çmimeve “Oscar”.
Ja disa prej tyre:
Zendaya/”Valentino Haute Couture”.