Reperi i njohur Kanye West, tani edhe stilist, po kritikohet mjaft në rrjet për shitjen e koleksionit të tij të fundit të veshjeve nga qeset e plehrave. Në Twitter tashmë qarkullojnë foto që tregojnë mallra të vendosur jo me rregull në qese të mëdha të zeza plehrash në dyshemenë e një dyqani Gap. Një përdorues kritikoi:
Ja se si po e shesin ata koleksionin Yeezy GAP.
Sipas dëshmitarit okular, “bashkëpunëtori i shitjes tha se Ye u inatos kur pa se i kishin vendosur rrobat e tij në varëse rrobash” sepse “kështu donte ai”.
Ata nuk do t’ju ndihmojnë të gjeni masën tuaj, thjesht duhet të gërmoni nëpër gjithçka.
Imazhi shkaktoi reagime të shumta, me disa kritikë që ‘goditën’ përdorimin e të pastrehëve si “muza të modës”.
Ka diçka që nuk shkon me miliarderët. Ata nuk e shohin më gjendjen e njerëzve, ata nuk shohin njerëzit që vuajnë, ata shohin mundësitë për të qenë ‘të nervozuar’ dhe për të përfituar prej saj… është e neveritshme.
Duhet të jetë edhe vetë i zoti i shtëpisë kur bëhen punime në shtëpi apo jo? Kështu ka vepruar edhe Kanye West, i cili së fundmi ka vizituar shtëpinë e tij që po ndërtohet dhe ka një vlerë prej 57 milionë dollarësh në Malibu. Reperi 45-vjeçar kishte me vete një të ftuar speciale, modelen e OnlyFans, Monica Corgan, e cila ishte e pamundur të mos njihej nga paparacët. Fokusi i Kanye në shtëpinë e tij të shkatërruar, të cilën ai e bleu vitin e kaluar për një shumë marramendëse, vjen pasi ai u kthye sërish në rrjetin social Instagram, edhe pse këtë herë për një postim që tallte ish-gruan e tij Kim Kardashian ose ish-in e saj, Pete Davidson.