Celebrities Showbiz

Vesa Smolica ndan me publikun historinë personale: “Jam tradhtuar nga i dashuri, këngët i kam dedikim…”

Ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, Vesa Smolica ka rrëfyer se është tradhtuar nga i dashuri i saj. Gjatë rubrikës “Muzikë kur dëgjoj” të drejtuar nga Ervin Kurti dhe bashkëautore Nevina Shtylla në “E Diell”, ajo tha se e ka parë ish-partnerin e saj me një vajzë tjetër. Pas kësaj situate, Vesa Smolica tha se është ndarë, ndërkohë këngën më të fundit e ka dedikim për të.

Nevina Shtylla: Je tradhtuar ndonjëherë ti?

Vesa Smolica: Sigurisht që po, nuk është një gjë e re për vajzat dhe djemtë që janë në lidhje. Unë jam e rritur në moshë dhe eksperienca bën të vetën, e kam provuar edhe shijen e tradhtisë.

Ervin Kurti: Po si e more vesh?

Vesa Smolica: Unë nuk jam tip që hulumtoj, por vetëm më vijnë lajmet në dorë. E kam parë vetë. Më pas u ndamë në mënyrë shoqërore. Këto këngë që dëgjoni i kam dedikim.